Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi mujor/ Vajrat esenciale kundra dhimbjeve

2 Nëntor, 15:52 | Përditesimi: 2 Nëntor, 15:52

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule në vorbë me pastërma / Pilaf tradicional / Biskota me sherbet.

Muaji Nëntor sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me ndikime që prekin jo vetëm marrëdhëniet, financat dhe karrierën, por edhe mënyrën se si përballemi me veten dhe me situatat që na rrethojnë. Dy retrograda të fuqishme, të Mërkurit dhe Venusit, si dhe një vendosje problematike e Hënës, janë disa prej zhvillimeve që, sipas astrologes Denisa Shyle, do të ndikojnë në këtë periudhë. Por çfarë pritet për secilën shenjë të zodiakut? Cilat janë ditët më të rëndësishme dhe ku duhet të tregojmë më shumë kujdes? Astrologia Denisa Shyle tregon se ç’pritet të ndodhë përgjatë muajit Nëntor për 12 shenjat e zodiakut.

Aromaterapia është një mënyrë natyrale për t’i dhuruar trupit mirëqenie, relaksim dhe lehtësim përmes fuqisë së bimëve dhe aromave të tyre. Vajrat esencialë, të përdorur ndër shekuj, kanë fituar gjithnjë e më shumë vëmendje për vetitë e tyre aromatike dhe përdorimet në kujdesin ndaj trupit. Cilët janë vajrat më të përshtatshëm për të lehtësuar shqetësimet gjatë ftohjes, hundët e zëna dhe për të krijuar ndjesinë e frymëmarrjes më të lirë? Si mund t’i përdorim në mënyrë të sigurt dhe të dobishme? Në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndalemi edhe te përgatitja e një përzierjeje vajrash për masazh, që ndihmon në relaksimin dhe lehtësimin e tensionit në muskuj dhe artikulacione.

MC/Shqiptarja.com