Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Qershor 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Trombocitet, trajtimi natyral

2 Qershor, 14:45 | Përditesimi: 2 Qershor, 14:45

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me perime dhe Liker me luleshtrydhe.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit, 2-8 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla java e parë e Qershorit vjen me një energji të fuqishme pozitive, falë ndikimit të veçantë të Afërditës në gjashtëkëndësh me Jupiterin, një konfigurim astrologjik që sjell sukses të ndjeshëm në fushën ekonomike dhe në marrëdhëniet personale. Kombinimi i këtyre dy planetëve flet për mundësi të reja, fat të mirë, zhvillim financiar dhe harmonizim në jetën sentimentale. Në fushën ekonomike investimet, marrëveshjet, rritja profesionale dhe financiare janë të favorizuara. Një javë ideale për të marrë iniciativë apo për të përmbyllur projekte të rëndësishme me fitim. Sa i takon marrëdhënieve romantike duket se do të lulëzojnë. Beqarët mund të takojnë dikë me potencial serioz, ndërsa çiftet ekzistuese do përjetojnë harmoni dhe thellim emocional. Do ndiheni të motivuar, optimistë dhe të mbushur me vetëbesim për të ndjekur dëshirat dhe objektivat tuaja! E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë "ditët e arta" të javës, ideale për vendime të rëndësishme, takime, negociata dhe çështje dashurie!

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ndjekja e udhëzimeve mjekësore janë çelësi për ta mbajtur trupin në ekuilibër! Në "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë gjithçka që duhet të dini mbi trombocitet e larta. Çfarë janë trombocitet dhe pse rriten? Cilat janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni? Si mund të ndihmojë trajtimi natyral për të balancuar nivelin e tyre? Mësojmë shkaqet më të zakonshme, nga infeksionet, mungesa e hekurit, tek problemet kronike, dhe zbulojmë mënyrat më të thjeshta natyrale për të mbështetur shëndetin tonë të gjakut.

MC/Shqiptarja.com