Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Shkurt 2026 – Receta / Marramendja dhe Vertigo, trajtimi natyral

2 Shkurt, 15:29 | Përditesimi: 2 Shkurt, 15:30

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kungull dhe djathë pa petë / Jufka me pulë në furrë / Supë e ftohtë detoks.

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta që prekin njerëzit e të gjitha moshave, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës. Por çfarë është në të vërtetë vertigoja dhe pse na krijohet ndjesia sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh? Pse na shfaqet ndjesia e rrotullimit, humbjes së ekuilibrit apo paqëndrueshmërisë? Përveç shkaqeve të njohura, shpesh pas marramendjes fshihen edhe faktorë më pak të dukshëm, si problemet me qarkullimin e gjakut, sistemi nervor, stresi apo mungesat ushqyese. Në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, ndalemi te shkaqet kryesore dhe ato të fshehura të vertigos, si dhe te mënyrat se si mund të trajtohet kjo problematikë në mënyrë natyrale. Flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na njohë me trajtime natyrale, çajra, kura bimore dhe këshilla praktike që ndihmojnë në lehtësimin e marramendjes dhe rikthimin e ekuilibrit në organizëm.

MC/Shqiptarja.com