Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Dhjetor 2023 – Receta / Horoskopi për Vitin 2024 nga astrologu Jorgo Pulla

20 Dhjetor 2023, 16:23

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule / Tavë me pure patate, djathë dhe beshamel.

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin vjetor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për vitin 2024 duke u ndalur tek specifikat e secilës shenjë në pjesën e karrierës, shëndetit dhe parave. ”Viti 2024 është shumë pozitiv dhe të paktën 7 muaj nga ky vit do të jenë pozitiv për të gjitha shenjat, ndërsa njihet si vit çift ku do të ketë ndryshime të mëdha në fushën e biznesit. Nga Maji i 2024 deri në Korrik do të ketë ndryshime të mëdha, duke mbyllur çështje të së shkuarës që mund të cilësohen si një vullkan që ka shpërthyer dhe llava mund të marrë para çdo gjë dhe pasi pastrohet, mund të nisë diçka e re. Pas muajit Maj deri në vazhdimësi do kemi mundësira për çdo fushë të jetës, pasi do kthehen shumë emigrantë dhe do hapen vende të reja pune për të gjithë. Gjashtëmujori i dytë do të jetë koha kur do të ketë kthim emigrantësh” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar me tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat zodiakale.