Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Qershor 2023 – Receta tradite / Botoksi, debat mbi standardin e bukurisë…

20 Qershor 2023, 16:24

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate, qumësht, vezë dhe sallam / Krelanë me miell misri / Shurup trëndafili.

Në luftë të vazhdueshme me moshën, botoksi sot nuk konsiderohet më punë grash, pasi e kërkojnë edhe burrat… Fotot e prezantueses së njohur italiane Maria de Filippi ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike duke ngjallur shumë debate. Gjatë funeralit të Silvio Berlusconi ikona e ekranit italian dukej krejt ndryshe, një zonjë në moshë me ndërhyrje estetike pafund, shumë larg Marias që shohim në ekran…E gjithë shoqëria italiane ka ngritur një pyetje: A është ky standardi i bukurisë që vajzat dhe gratë “sforcohen” të mbajnë? Nëse një personazh publik bën një ndërhyrje të tillë, përse duhet të jetë model për një vajzë që mbase nuk ka nevojë? Po në vendin tonë si është situata? A e pranojnë personazhet publike që kanë bërë një ndërhyrje? Në fakt duket se është shumë e pazakontë që një VIP shqiptar të pranojë operacionet plastike, ndonëse shumica e vajzave të showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, shumë pak prej tyre e pranojnë hapur… Por vitet e fundit ky trend duket se ka filluar të tërhiqet edhe nga meshkujt. Cili është standardi i bukurisë në ditët e sotme, deri ku është limiti? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me fotografin Sonny K.Elson, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe Silva Heijneman, opinioniste, doktore shkencash.