Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 qershor 2024 – Receta/ Fobitë më të zakonshme, si t’i kapërcejmë/ Kultura e sigurimeve në Shqipëri

20 Qershor, 15:46

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë të mbushur / Tavë me miell misri dhe jeshillëqe / Akullore me kos dhe banane.

E ftuar në studion e “Rreze Dielli” hipnoterapistja e njohur Fleura Shkëmbi, na tregon fobitë më të pazakonta që mund të kenë njërëzit. Shpesh ne kemi frikëra të pa justifikuara dhe nuk e dimë nga na vijnë, Fleura Shkëmbi do të mundohet të na tregojë mekanizmat mbrojtës që ka truri ynë për të kaluar këto momente paqartësie për mendjen. Në studio analizojmë disa nga fobitë më të përhapura dhe rrugën për t’i kuruar ato.

Kultura e sigurimeve në Shqipëri! Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Elvis Beqiri, Drejtor i Sigurimit të Përgjegjësive/Departamenti i Sigurimit të Pronës dhe Risigurimit në Albsig, në lidhje me VKM-në e fundit për sigurimin e pajisjeve nën presion, ku gjen zbatim dhe pse duhet. Sigurimi i përgjegjësisë civile, specifikisht enët, pajisje apo instalime nën presion, është bërë i detyrueshëm dhe ka një listë të gjerë subjektesh që duhet të pajisen… Cilat janë këto biznese dhe sa e kemi kulturën e sigurimeve në vend? Si jemi në krahasim me vendet e rajonit dhe me vendet e tjera europiane? Përse nevojitet sigurimi i përgjegjësisë së bizneseve? A e shohin bizneset në Shqipëri sigurimin si shpenzim të pa nevojshëm? Cilat janë avantazhet?