Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Perime verore të mbushura me oriz / Sallatë me patate / Kulaç rëre i ëmbël.
Në Rreze Dielli astrologu i njohur Jorgo Pulla solli parashikimin mujor për gushtin 2025, një muaj i zjarrtë e me surpriza të mëdha. Sipas astrologut Pulla, ky muaj do të ketë ndikime të forta planetare “Dielli mbetet në Luan për tre javët e para të muajit duke sjellë energji, gëzim dhe dëshirë për të shijuar jetën. Merkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimeve, gjithashtu qëndron në Luan gjatë gjithë muajit duke favorizuar bisedat e hapura, romancat dhe mendimet pozitive. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht ndikon fuqishëm në miqësitë, jetën shoqërore dhe mënyrën se si e shohim botën. Venusi qëndron në Gaforre gjatë pjesës së parë të muajit dhe takohet me Jupiterin më 11 gusht, një moment i rrallë që sjell fat, dashuri dhe mundësi të veçanta. Në fund të muajit, Venusi hyn në Luan më 26 gusht, duke sjellë një shpërthim pasioni dhe romance përpara ardhjes së vjeshtës”.
Stina e verës, me gjithë ngrohtësinë dhe energjinë e saj, sjell jo vetëm pushime dhe relaks, por edhe sfida për shëndetin tonë: nga lodhja për shkak të vapës, deri te problemet me tretjen, dehidratimi apo rënia e imunitetit. Në një kohë kur shumë njerëz kërkojnë zgjidhje të natyrshme për mirëqenien e tyre, Ylli Merja, njohës i thellë i botës së bimëve mjekësore, na kujton se natyra është farmacia më e pasur dhe më e besueshme që kemi. Sipas tij, "shëndeti është shkruar në natyrë" dhe mjafton të dimë si ta lexojmë. Në këtë rrëfim në studion e "Rreze Dielli", Merja ndan disa momente nga puna e tij e përditshme, si dhe jep disa këshilla tepër të vlefshme gjatë kësaj periudhe të nxehtë të verës për ruajtjen e shëndetit në mënyrë natyrale.





















