Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me limon dhe lëkurë dardhash / Makarona me qofte të vogla në tigan / Bukëza të buta si mafishe.
Shëndeti intim është pjesë e rëndësishme e mirëqenies sonë, por shpesh neglizhohet edhe në zgjedhjet më të thjeshta të përditshmërisë. A mund të ndikojnë të brendshmet që veshim në shëndetin tonë? Sa rëndësi kanë materiali, ngjyra dhe forma e tyre? Cilat zgjedhje na ndihmojnë të parandalojmë irritimet, infeksionet dhe shqetësime të tjera, si te gratë ashtu edhe te burrat? Për të folur mbi këtë temë dhe për të ndarë këshilla të bazuara në praktikën mjekësore, flasim në studion e "Rreze Dielli" me mjekun e njohur gjinekolog, Shkëlqim Balili. Diskutojmë fakte, sqarojmë disa keqkuptime të përhapura dhe mësojmë se si zgjedhjet e duhura në përditshmëri mund të kontribuojnë në një shëndet intim më të mirë. Gjithashtu ndalemi dhe tek infeksionet vaginale, një nga shqetësimet më të zakonshme që prekin gratë dhe vajzat në çdo moshë. Njohja e shenjave, trajtimi në kohën e duhur dhe kujdesi i përditshëm janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit intim. Dr. Shkëlqim Balili do të ndajë këshilla praktike dhe informacione të bazuara në përvojën profesionale, për t'i ndihmuar gratë dhe vajzat të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre intim.




















