Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me narden / Patëllxhanë të skuqur me salcë kosi / Supë me karrota, pulë dhe oriz.
Si shqiptarë, është fakt se jemi një popull me shumë temperament, kemi një shkallë të lartë të ngacmueshmërisë, shpejt 'marrim flakë' për hiç gjë, jemi shumë të ndjeshëm ndaj qëndrimeve për të tjerët dhe për ne. Pse jemi kaq gjaknxehtë, dhe nuk i marrim gjërat më qetë e më ngadalë? Amerikanët thonë 'take it easy', ndërsa ne duket se bëjmë krejt të kundërtën. Gjithashtu a dimë të debatojmë pa kaluar në ofendime personale? Pse ndodh kjo? Pse kaq gjaknxehtë në diskutim?! Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me sociologun Gëzim Tushi dhe psikologen Rudina Koromani.
Shqiptarët në Florida zgjedhin Elsa Muçën si 'Gruaja e Vitit'. Biznesmenia nga Tepelena rrëfen jetën në Amerikë dhe rolin në ndihmë të grave shqiptare. Endrra e saj është të kthehet në Tepelenë dhe të investojë aty në arsim dhe shëndetësi.