Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë role në furrë/ Gozleme, pite turke të mbushura/ Reçel me domate jeshile.
Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Një tjetër shqetësim janë dhe njollat kafe, por që ashtu si edhe rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Ndaj në "Bëje vetë" në Rreze Dielli sjellim një nga maskat më të mira dhe të lira me produkte natyrale që të gjithë i kemi në shtëpi.
Mjafton një njollë për t’i bërë atletet tuaja të preferuara të mos duken më perfekte, apo jo? Pastrimi i këpucëve të bardha është një detyrë e vështirë. Sigurisht, në to mund të dilni vetëm në mot të thatë dhe me diell dhe mund të përdorni disa produkte profesionale pastrimi. Por nëse ato nuk i keni, ju mbetet të aplikoni një nga metodat e shtëpisë. Niki dhe Stela do të na tregojnë në "Bëje vetë" një përzierje fantastike që do jua bëjë atletet tuaja të dukeshin njësoj si të ishin të reja. Gjithashtu vajzat në studion e Rreze e Dielli tregojnë si të pastojmë lehtë dhe shpejt këpucët prej kamoshi dhe lëkure, si dhe si të realizojmë në kushtet e shtëpisë një aromatizues për dollapin e këpucëve.
"Erotizmi në letërsinë shqipe", shoqëruar me një antologji, vjen për herë të parë si një studim i mirëfilltë i kësaj teme mbi autorët me të mëdhenj shqiptarë. Gazetarja Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike e kulturore. Pyetjet që u shtruan në studion e Rreze Dielli nga Androniki Kolka sollën qartazi idenë sesi autorë të ndryshëm flasin për temat erotike në periudha të ndryshme kohore. A ka dallim sesi autorët shqiptarë meshkuj dhe femra i qasen temave erotike? Si ndikon gjinia në këto shprehje letrare? Si reagojnë lexuesit në Shqipëri ndaj letërsisë që eksploron tema erotike? Çfarë roli ka luajtur censura në formësimin apo kufizimin e shprehjes së temave erotike në letërsinë shqipe gjatë epokës komuniste? Si krahasohet portretizimi i erotizmit në letërsinë shqipe me atë në peizazhin e gjerë letrar ballkanik? A besoni se autorët bashkëkohorë shqiptarë janë më të hapur për të eksploruar tema erotike, apo tabutë vazhdojnë ende…? Blerina Goce është gazetare kulture pranë Report Tv. Ajo është aktive në televizion, radio, si dhe në median e shkruar në Shqipëri dhe ka një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e gazetarisë së kulturës. Blerina ka realizuar edhe disa dokumentarë sociale edhe artistikë të cilët janë vlerësuar me çmime. Ky është libri i dytë i saj.