Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 qershor 2024 – Receta/ Jeta e pensionistëve në Shqipëri, sa e përballueshme është…

21 Qershor, 15:37

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Haxhimakulle, ëmbëlsirë e traditës / Çorba shkodrane / Petulla me kungull.

Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim. Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar, ndërkohë që komuniteti i tyre po shënon rritje të vazhdueshme. Sa të respektuar ndihen të moshuarit në vendin tonë? Si jetojnë ato me pensionet që marrin? A është kjo mirëqënia që këta të moshuar shpresuan në këto 30 vitet e fundit? Sa duhet të ishte pensioni minimal në vend për një jetë normale? Ndërsa ushqimet zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një pensionisti, rreth 4.5 për qind e zënë shpenzimet për shëndetësinë, ndërsa sa i takon pushimeve ato janë të pamundura për pensionistët, nëse nuk kanë ndihmën e fëmijëve... Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Natasha Mio, ish-mësuese në pension, Nermin Strazimiri, ish-themeluese e Shkollës së Baletit 25 vite pensioniste si dhe me pedagogen Nora Malaj.