Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me miell misri / Kek i kripur me speca dhe proshutë / Plëndës viçi me domate.
"Pas një kohe të gjatë e të shtrirë", - shprehet nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, "ku përfshihen mbi 107 autorë, shkencëtarë, hulumtues shkencorë dhe diku 86 studime, përfundimi: A është Vitamina D3 suplement një mit dhe mashtrim? Kush ishte inisiatori që ajo arriti shitje të çmendura? Përse për çdo gjendje shëndetësore rekomandohet nga mjekët dhe nutricionistët? A ka efekt realisht? Çfarë efektesh ka? Po pasojat? Përse testi i saj është më i përhapur në botë? Përse disa nga figurat e mëdha të shkencës dhe pronarë të kompanive të suplementeve, doktorë të nivelit të lartë…nuk e konsumojnë as për vete, as për familjet e tyre? Çfarë fshihet pas saj që nuk na i tregojnë?" Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” në lidhje me këtë shqetësim, përse nuk përthithim Vitaminën D, ku qëndron problemi, dhe çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që trupi ynë të marrë dozën e duhur të kësaj vitamine kaq të rëndësishme.
Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike i përgjigjet mesazheve të teleshikuesve të cilët pyesin rreth problemeve të ndryshme shëndetësore nga koliti e hemorroidet, tek gastriti, diabeti, tiroidet, problemet me aknet, etj…