Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me oriz në furrë / Patëllxhanë të mbushur / Patate me speca dhe llukanik.
Herion Mustafaraj, djali çapkën i filmit ‘Beni ecën vetë’ në një rrëfim nostalgjie dje dhe sot... pasionet e tij të veçanta, jeta dhe familja si dhe projekti i fundit si regjisor në filmin ‘The shot- Çkrepja’. Herion Mustafaraj është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Të gjithë e njohim si Beni, pasi ka lënë gjurmë në memorien tonë si djali çamarrok në filmin e famshëm shqiptar “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90. Për Herionin ëndrra Hollivudjane u bë realitet pas shumë angazhimeve në Teatrin Amerikan si aktor në Boston, New York e Los Angeles. Edhe pse prej shumë vitesh e ndan jetën mes Amerikës dhe Tiranës, ai nuk i ka munguar skenës shqiptare me projekte të ndryshme shumë të suksesshme. "The Shot" ose "Çkrepja" është filmi i parë për Herionin si Regjisor. Ai është krenar të sjellë në ekranin e kinemasë një histori shqiptare të viteve 1900. Një histori Fotografie! Shqipëria e viteve 1900 përballë 2 koncepteve të një fjale të vetme "Çkrepja", gishti që shkrep këmbëzën e pushkës dhe ai që shkrep aparatin fotografik. I pari të merr jetën, i dyti të jep një kujtim të përjetshëm.
Të ushtrohemi me një llastik në kushte shtëpie, pavarësisht moshës dhe angazhimeve të ditës! Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli, psikologia Bona Mickley e apasionuar pas fitnesit së bashku me Nikin, në studion e “Rreze Dielli” demostrojnë disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.