Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Gjethet e dafinës, ‘ilaç’ natyral për shumë sëmundje

21 Tetor, 15:50

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me petë dhe me fileto pule / Trahana me qepë të kaurdisur.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21- 27 tetor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë e mbarë, e cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjëra nga e shkuara. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare, të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë. ”Kjo javë është shumë pozitive, pasi Plutoni jep mundësinë e ndryshimit të madh në karrierë, punë dhe dashuri. Gjithashtu në datën 23 tetor, Dielli futet në Akrep dhe do u japë mundësi të gjitha shenjave, por pak kujdes duhet të kemi në fundjavë” theksoi astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli”.

Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina, antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine. Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore, këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, përmirësojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë arsyet se përse duhet ta përdorim dafinën më shpesh në jetën e përditshme dhe si kombinuar me produkte të tjera, t’a përdorim në kurim të një sërë problematikash shëndetësore.