Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Janar 2024 – Receta / Horoskopi javor / Këmbë të ftohta, shkaktarët & trajtimi

22 Janar, 16:44

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Romstek tradicional / Reshedi në furrë.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e katërt të muajit 22-28 Janar për shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, në varësi të pozicionimit dhe ndikimit planetar. Këtë javë kemi Hënën e plotë në Luan si dhe Plutonin në Ujor, dhe kjo do të sjellë pasoja të mira apo më pak të mira tek disa shenja. Kujdes në marrjen e vendimeve dhe në nisjen e çështjeve të reja!

Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull, apo duar dhe gishtërinj të ftohtë. Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në duar dhe sidomos në këmbë. Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta, por dhe nga faktorë të tjerë si stresi dhe ankthi. Por kujdes! Këmbët e ftohta mund të jenë simptoma dhe shenja të disa problemeve serioze shëndetësore. Çfarë fshihet pas kësaj simptome, cilat mund të jenë problematikat shëndetësore? Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në studion e “Rreze Dielli” tregojmë shkaktarët, sëmundjet që ‘fshihen’ pas kësaj shenje si dhe trajtimet alternative natyrale kundër gjymtyrëve të ftohta. Sigurisht e rëndësishme së pari është diagnostifikimi i shkaktarit të vërtetë të kësaj problematike. Ylli Merja jep dhe dhjetë këshilla tepër efikase për këmbë të ngrohta.