Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me proshutë dhe djathë / Gjellë me bizele, patate dhe karrota / Qofte me spinaq dhe djathë feta.
Në "Rreze Dielli" flasim për një mineral që shpesh kalon pa u vënë re, por që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë: selenin. Megjithëse nevojitet vetëm në sasi shumë të vogla, seleni është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Ai ndikon në shëndetin e tiroides, mbështet sistemin imunitar, kontribuon në fertilitetin e grave dhe burrave, mbron zemrën dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm kundër stresit oksidativ. Por sa selen na nevojitet? A mund të kemi mungesë pa e kuptuar? Cilat janë ushqimet më të pasura me këtë mineral dhe kur është i nevojshëm suplementimi? Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë rolin e selenit në shëndetin tonë, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Në natyrë gjenden ushqime që, pavarësisht përmasave të vogla, janë të pasura me vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Një prej tyre është boronica e zezë, e cilësuar shpesh si një "superfrut" falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, vitaminave dhe përbërësve bioaktivë që mbështesin shëndetin. Boronica e zezë lidhet me përfitime të shumta, nga mbrojtja e zemrës dhe enëve të gjakut, te përmirësimi i funksionit të trurit, shëndeti i syve dhe forcimi i sistemit imunitar. Por çfarë e bën këtë frut kaq të veçantë? Sa duhet të konsumojmë dhe a i ruan të njëjtat vlera edhe kur është e ngrirë apo e tharë? Për të folur më gjerësisht për vetitë e boronicës së zezë dhe mënyrat më të mira për ta përfshirë në regjimin tonë ushqimor, flasim në "Rreze Dielli" nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.




















