Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë / Bamje me mish në furrë.
Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se kjo javë është shumë e rëndësishme në fushën e karrierës, në fushën e punës, në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndryshim mes asaj që duam të bëjmë dhe mes asaj që realizohet. Momenti më i mirë për vendime është pikërisht këtë javë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në atë që duam të bëjmë. Më datë 23 maj, Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem ndikon dhe ndihmon shumë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin, ndryshimet dhe iniciativat. Është një javë shumë e mirë në stabilizimin e çështjeve ekonomike financiare. Kujdes duhet të kemi në mos ekzagjerimin e gjërave, atë që shikojmë apo dëgjojmë është mirë që ta studiojmë dhe kuptojmë siç duhet. Më të ndikuar në fushën e punës dhe ndryshimeve janë Luanët, Demi, Akrepi dhe Ujori si dhe shenjat që kanë ashendentët në këto shenja. Më datë 26 maj, Afërdita në Gaforre formon një trekëndësh me Uranin në Dem, është një aspekt pozitiv që favorizon kontaktet, njohjet, romancën apo dashurinë me shikim të parë. Gjithashtu kjo ditë është shumë e mirë për firmosje dokumentacioni apo bisedime pune. Në këtë drejtim ndikim më të madh do të ketë shenja e Gaforres, Akrepit, Peshqve dhe shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Është mirë që të jeni të kujdeshmën në një takim që bëhet në këtë datë. Më 28 maj, Dielli në Binjak në katërkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të sjellë vështirësi për të cilat do të stresoheni disi, por mos u shqetësoni pasi është një ditë kalimtare, vetëm tregohuni të matur dhe mos debatoni në këtë ditë si në punë ashtu dhe në familje.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë. Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat, aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe sinjale për probleme të thella shëndetësore. Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.