Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me kimë, bizele dhe pure patate / Sallatë me makarona.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 22-28 prill për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Do të jetë një javë në përgjithësi e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës, në çështjet ligjore, dhe në fushën e dashurisë. Kujdes në gjërat që duam më shumë dhe vëmendje duhet të tregoni në mbylljen e çështjeve të së shkuarës! Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës dhe mundësi favorite në vendimmarrje kryesisht në fushën ekonomike financiare, por jo vetëm.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti gratë sesa burrat, skleroderma, një çrregullim kronik që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Në disa njerëz, skleroderma ndikon vetëm në lëkurë, ndërsa te të tjerë prek edhe enët e gjakut, organet e brendshme ose traktin tretës. Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të asaj se cila strukturë është prekur. Sklerodermia shoqërohet me rritjen e kolagjenit përtej normës në inde, kyçe, organet e brendshme, sistemin tretës, mëlçi, veshka, zemër, në arterie dhe vena. “Edhe pse nuk ka një shërim të plotë për sklerodermën, ekzistojnë trajtime të ndryshme që e mbajnë në kontroll” thekson Merja në studion e Rreze Dielli, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave që ndryshojnë nga personi në person dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit.