Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me lëng limoni / Pilaf tradicional / Pite tigani shoqëruar me vezë dhe pançetë.
Gjumi cilësor luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme të njeriut. Nëse nuk bëni orët e mjaftueshme të gjumit që ju nevojiten, kjo gjë mund të ketë një ndikim mjaft negativ në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Edhe pse pagjumësia nuk klasifikohet si një sëmundje, ajo krijon lodhje dhe mund të çojë drejt shumë sëmundjeve të tjera nëse nuk kurohet dhe bëhet kronike. Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti Altin Joka, tregon sa i rëndësishëm është gjumi në jetën tonë, benefitet e tij dhe problematikat që ai sjell kur nuk është i plotë. Kush janë shkaktarët e një gjumi jo cilësor dhe të dobët? Kush është ora më e mirë për të fjetur e për tu zgjuar? Sa orë gjumë duhet të flemë në ditë? Çfarë duhet të bëjmë për të rritur performancën e gjumit, kush janë ushqimet dhe mjetet natyrale që suportojnë një gjumë të shëndetshëm dhe të plotë…
Në skype nga New Jersey, USA me poeteshën Arjana Gaba, për festën e shqiptarëve "Albania night out". Mes këngëve, valleve dhe gatimeve shqiptare ishte edhe kryebashkiaku i Garfield në New Jersey, Richard Rigoglioso Gjatë kësaj fundjave në parkun më të madh të qytetit Garfield, në New Jersey, u organizua një festë e vërtetë shqiptare, me kostume popullore, këngë e valle të traditës si dhe gatime tipike tradicionale. Shqiptarë anekënd diasporës u mblodhën bashkë në këtë festë madhështore, në të cilën nuk mungoi as kryebashkiaku i Garfield, Richard Rigoglioso, i cili madje u bë pjesë e valleve tona të traditës.