Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bugaçe e ëmbël e sherbetosur / Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma / Supë me kërpudha.
Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish. Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në mish mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës. Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të na tregojë sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e rritur nën lëkurë, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.