Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë siçiliane me patëllxhanë / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Supë me brokoli dhe lulelakër.
Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të politikës shqiptare si Dashamir Shehi, foli sot në “Rreze Dielli” për jetën e tij, 'me dhe pa kollare'. Dashamir Shehi, një njeri që ka ditur gjithmonë të mbajë një marrëdhënie të afërt me qytetarët, me gazetarët, me kolegët gjithmonë i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe i sinqertë. Me mbi 35 vite në politikë, ai ka qenë gjithmonë një zë i arsyeshëm dhe një njeri me humor të hollë, që di si të thotë gjërat siç janë, pa zbukurime dhe pa ekzagjerime, pa fjalime të stisura. Dash Shehi foli për jetën, për politikën, për rininë, për raportin e tij me pushtetin, me familjen dhe me lumturinë. Do të zbulojmë anën njerëzore të një politikani ndryshe, i cili ka mbetur i njëjti Dashamir Shehi – i thjeshtë, popullor dhe i dashur me të gjithë.
Një bisedë që i drejtohet çdo gruaje dhe nëne që ndodhet në udhëtimin e saj të përditshëm! Cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta që çdo grua dhe nënë i bën vetes? Ato pyetje që shpesh na mbajnë zgjuar natën, që na sfidojnë dhe na bëjnë të reflektojmë mbi jetën tonë, rolin tonë si individë dhe si pjesë e familjes. Si mund të jem më e mira për veten time dhe për ata që dua? Po karriera dhe ëndrrat e mia, a janë në harmoni me jetën që kam zgjedhur? A po kujdesem mjaftueshëm për veten, apo e kam lënë gjithçka pas për shkak të përgjegjësive të pafundme? Këto janë disa nga pyetjet që çdo nënë dhe grua i bën vazhdimisht. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley.