Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Harapash i pjekur me mish të grirë / Çorbë dasme / Musaka me patate dhe patëllxhanë.
"Welcome to Paris" është libri me kujtime dhe biseda i autorit Skënder Sherifi, me personalitete të artit dhe kulturës botërore në 15 vitet e karrierës së tij. Në studion e "Rreze Dielli", Sherifi tregoi pak nga kujtimet që aristokracia e kohës ka lënë në eksperiencën e tij si shkrimtar dhe lexues i mbi 3500 librave. Në rrëfim ai përmend pasurinë me dije dhe vështirësitë për t’i takuar 30 personalitete të fushave të ndryshme, për të cilët i duhej një parapërgatitje e madhe për secilin para takimit, si lexim i mbi 5 veprave të tyre, apo ndjekje shfaqjeve të teatrit, ekspozitave të pikturave apo çfarëdolloj arti apo kulture që ata përfaqësojnë.
Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë këto faktorë dhe gjithashtu ndajmë historinë e Reili Zefi, i cili edhe pse vetëm 17 vjeç, ka përjetuar një shqetësim të tillë dhe është duke zhvilluar fizioterapi bashkë me Ledinën për t'a ndihmuar në trajtimin e dhimbjeve të gjurit.