Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë sfoljatë të mbushura me djathë dhe proshutë / Supë verore me perime të freskëta dhe erëza / Ëmbëlsirë me tërshërë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të muajit, përkatësisht 23 -29 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla po hyjmë në një periudhë plot energji dhe ndryshime që mund të sjellë surpriza të këndshme në jetën tonë. “Një javë e rëndësishme e ngjyrosur nga Hëna e Re në Gaforre që na bën të drejtohemi drejt pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të vetes, ndërsa hyrja e Mërkurit në Luan sjell më shumë veprim dhe një oreks për diskutime! Kujdes nga tensionet me aspektin e vështirë të Jupiterit-Saturnit-Neptunit!”, thekson Pulla duke vijuar me parashikimin e yjeve për secilin shenjë – nga dashuria, puna, deri te mundësitë e reja që nuk duhen humbur.
Zhurma në vesh - ajo fishkëllimë, gumëzhimë apo trokitje që vetëm ju e dëgjoni - shpesh mund të jetë më shumë se thjesht një bezdi e përkohshme. Ajo është një sinjal i trupit, që kërkon vëmendje! Nga dëmtimet e dëgjimit, tek çrregullimet neurologjike, infeksionet apo edhe mungesat ushqimore, shkaktarët janë të shumtë dhe shpesh të nënvlerësuar. Në këtë bisedë me biofarmacistin Ylli Merja do të zbulojmë arsyet, kur duhet të shqetësohemi, çfarë ekzaminimesh duhen bërë dhe si mund ta ndihmojmë trupin me trajtime natyrale e bimore për të qetësuar këtë alarm të brendshëm që na shqetëson heshturazi.