Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor, Jorgo Pulla/ Bimët që frenojnë qelizat kancerogjene

23 Tetor 2023, 15:20

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka me mish pule – Tradita dibrane / Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe / Çaj me fruta dhe erëza aromatike.   

Sipas astrologut Jorgo Pulla e fillojmë javën me lajme, me ndikime e favorizime, sidomos ditën e hënë, e martë dhe të mërkurë, janë ditë fantastike ku mund të nisim diçka me mendje të pastër, të kthjellët në gjërat që duam të bëjmë dhe është momenti dhe mundësia më e mirë e ndryshimeve, e vendimeve të mëdha që kemi e jo vetëm... Hëna në Ujor na ndihmon dhe na jep mundësinë në çdo aspekt. Nëse kemi patur ndonjë problem, apo ndonjë debat dhe duam të rregullojmë gjërat, është pikërisht kjo javë tepër pozitive, kryesisht favorite në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problematikave të pazgjidhura më parë. Kujdes, mund të ketë lëvizje dhe padrejtësi në fushën e punës për disa shenja! Nga mesi i javës deri në fund të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur me fjalët, mendohuni mirë pastaj flisni. Kujdes nga debatet dhe grindjet! Kjo javë fillon me muajin e Akrepëve, që do të thotë se fillon një periudhë dinamike, me shumë ndryshime dhe të papritura.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim në kuadër të Tetorit Rozë për kancerin e gjirit, këshilla sesi ndikon natyra, bimët që zvogëlojnë dhe frenojnë qelizat kancerogjene. Sa më herët të zbulohet dhe në një fazë sa më të vogël, aq më shumë mund të ndërhyjmë me bimët mjekësore, thekson Merja. Kujdesi me ushqimin është themelor, pasi ka një sërë ushqimesh që frenojnë dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave koncerogjene. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kontrolli i Pehashit në organizëm, mbajtja e një Pehashi në vlerat 6.7 – 7.5 në një mjedis bazik krijon një mjedis jo të mirë për qelizat kancerogjene. Vetëkujdesja është parësore duke filluar menjëherë një ndryshim në stilin e jetesës dhe në dietën ushqimore, sigurisht pa lenë pas dore vizitat, këshillimin dhe trajtimin me mjekët. Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregon hap pas hapi trajtimin alternativ me ushqime dhe bimë mjekësore të cilat ndihmojnë në frenimin e qelizave kancerogjene.