Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me presh, vezë dhe oriz / Pizza e shpejtë në tavë / Bazin me kripë.
Ndalemi sot tek një event tepër i veçantë, një moment që ngjall emocione të forta për secilin prej nesh, diplomimi. Ceremonia që për shumë njerëz mbetet një kujtim i paharrueshëm, një përmbyllje e bukur e viteve të përpjekjeve, ëndrrave dhe sakrificave. Por sot do të flasim për disa vajza të jashtëzakonshme, të cilat e kanë bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Me ne në "Rreze Dielli" janë Arjola Koçi, Alisa Sinameta dhe Marinela Cahani Muça, tre nëna të reja që kanë ndarë momentin e diplomimit me fëmijët e tyre të vegjël, duke e kthyer ceremoninë e parakalimit në një çast plot dashuri, emocione dhe krenari. Në këtë bisedë do të zbulojmë atmosferën e bukur të atij momenti unik, por edhe sfidat, lodhjen dhe sakrificat që këto “studente-nëna” kanë përjetuar ndër vite, duke ndjekur njëkohësisht rrugëtimin e dijes dhe të mëmësisë.
Sot do të zbulojmë një nga sekretet më të famshme të bukurisë aziatike, një recetë e thjeshtë, natyrale dhe super efektive për lëkurë të bardhë, të butë dhe plot shkëlqim! Bëhet fjalë për kubet magjike të akullit me oriz, qumësht kokosi dhe mjaltë, një kombinim që ndihmon në zbardhjen, ushqimin dhe rigjenerimin e fytyrës. Ky ritual bukurie është përdorur prej shekujsh nga gratë aziatike për të ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, dhe tani mund ta bësh edhe ti, direkt në shtëpinë tënde! Niki dhe Stela në "Rreze Dielli" tregojnë si përgatiten kubet, si përdoren në mënyrën e duhur, dhe pse përbërësit e tyre janë kaq të fuqishëm për një lëkurë rrezatuese dhe të butë si mëndafsh.





















