Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë / Kimë verore me qepë, speca e domate.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 qershor për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë e qetë dhe shumë e mirë, pasi favorizon zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme familjare dhe personale. Ndikime shumë të mira në fushën ekonomike, kryesisht në pasuritë e paluajtshme, pasi kemi ndikimin e Mërkurit në Gaforre më datën 26 qershor, i cili jep mundësi dhe ndryshime. Në fundjavë kemi një katërkëndësh planetar, i cili favorizon zgjidhjen e problematikave familjare, një padrejtësi që na është bërë e fitojmë, ndërsa në fushën shpirtërore mundësitë janë shumë të mira këtë javë, një njohje mund të kthehet në lidhje serioze.
Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na pickojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Nuk duhet të harrojmë se mushkonjat mund të bartin viruse edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika apo ethet tropikale. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur mushkonjat dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Sigurisht që po, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra natyrale sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.