Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me klitharaqe / Fërgesë me patëllxhanë dhe vezë / Qumështor kosove.
Në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizuam një nga maskat më të famshme të momentit me kastravec për fytyrën, qafën dhe dekoltenë për të gjitha llojet e lëkurës. Gjithashtu për të gjitha vajzat dhe zonjat treguam sesi mund të pastrojmë furçat dhe sfungjerët e make up-t në pak minuta. Ndërsa për amvisat sugjeruam një truk pastrimi dhe si të realizojmë vetë në shtëpi një detergjent me përbërës natyral, për të pastruar divanet shumë lehtë dhe për një aromë të freskët që zgjat.
Maskë me kastravec për fytyrën, qafën dhe dekoltenë: kastravec, kos, vaj kokosi
Maskë për sytë: kastravec, majdanoz ose mente, ujë, pambuk për sytë
Pastrimi i furçave të make up-it: sapun i lëngshëm, detergjent zbutës rrobash, alkool, ujë
Pastrues aromatizues për divanet e shtëpisë: zbutës aromatizues, sodë buke, ujë