Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Mars 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Goditjet në tru, shenjat e hershme dhe parandalimi

25 Mars, 15:35

Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krahë pule me patate në furrë / Kek i kripur me sallam.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e fundit të këtij muaji, 25-31 Mars 2024. Eshtë një javë disi problematike, me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore. Vëmendja dhe fokusi më i madh do të jetë në fushën e dashurisë duke qenë se eklipsi hënor do të sjellë disa probleme dhe rreziqe dashurie në këtë javë, ndaj kujdes!

Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë, ku vendin e parë për shtim dhe rrezikshmëri e zënë goditjet cerebrale. Çdo vit preken mbi 20 milion njerëz në botë, çdo gjashtë sekonda humb jetën një njeri. Hemoragjitë cerebrale janë lloje të ndryshme të rrëshqitjes së gjakut në tru. Ato mund të shkaktohen nga lëndimet, presioni i lartë i gjakut, problemet kardiake, diabetike ose faktorë të tjerë. Goditjet në tru janë emergjenca mjekësore serioze dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm për të minimizuar dëmin dhe për të përballuar shkaktuesit e tyre. Në studion e "Rreze Dielli" në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për shenjat e hershme që jep kjo problematikë e rëndë shëndetësore dhe si mund t'a parandalojmë.