Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Mars 2025 – Receta/ Rrëfehet e bija e Naum Priftit/ Farmakovigjilenca, efektet anësore të ilaçeve

25 Mars, 16:23

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate në furrë me shtrat salce të bardhë / Gjellë me speca dhe oriz / Muhalebi me fruta të thata.

E bija e shkrimtarit Naum Prifti, Julika Prifti solli në studion e "Rreze Dielli" dorëshkrimet dhe disa prej veprave të pabotuara nga babai i saj. Duke folur për jetën e tij në Amerikë dhe lidhjen e fortë me Shqipërinë, vajza e tregimtarit të madh rrëfeu momente nga marrëdhënia atë e bijë dhe disiplina me të cilën ai punonte e shkruante. Mbi tavolinë shumë dorëshkrime origjinale, libra e skenarë të pabotuar prej të cilave u frymëzuan regjisorë, por që koha nuk i lejoi t’i shfaqte. Julika Prifti tha se po përpiqet që pasurinë letrare të pabotuar të babait të saj ta nxjerrë në dritën e botimit, dhe figura e tij të ridimensionohet. Më herët Biblioteka Kombëtare organizoi një aktivitet me miq, kolegë e shkrimtarë mbi krijimtarinë dhe jetën e Naum Priftit. Ai mbetet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelist, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.

Në ditët e sotme, përdorimi i barnave është i pashmangshëm për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, por a jemi gjithmonë të sigurt për efektet e tyre? Farmakovigjilenca është një disiplinë thelbësore që merret me monitorimin dhe analizimin e efekteve anësore të barnave, duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve. Në këtë bisedë në studion e “Rreze Dielli” me Gentiana Qendro, do të diskutojmë se si funksionon sistemi i farmakovigjilencës, si raportohen efektet e padëshiruara të ilaçeve dhe sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi i pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë për këtë çështje.