Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Qershor 2025 – Receta/ Çrregullimet hormonale/ Vlerat e Fikut/ Arti i rezinit

25 Qershor, 16:40 | Përditesimi: 25 Qershor, 16:40

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me lëng limoni / Tortija - Petë të mbushura / Lule të skuqura krokante me sheqer pluhur.

Çrregullimet hormonale: Armiku i padukshëm i grave moderne! Një nga sfidat më të mëdha që po përballemi sot janë çrregullimet hormonale, gjithnjë e më të zakonshme, duke prekur një numër të madh të grave. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për ndikimin e faktorëve të ndryshëm si stresi, gjumi dhe ushqimet në balancën hormonale të grave. Çrregullimet hormonale janë një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm, por shpesh ato mbeten të padukshme dhe të paidentifikuara. Si ndikojnë hormonet në trupin tonë dhe si mund t’i mbajmë ato në ekuilibër përmes ndryshimeve të thjeshta në stilin e jetesës. Cilat janë ato shenjat që tregojnë çrregullime hormonale dhe mënyrat më të mira për të rregulluar balancën e hormoneve, duke përfshirë këshilla për një dietë të shëndetshme, menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Një udhëzues i shkëlqyer për gratë që duan të kujdesen për shëndetin e tyre hormonal dhe të ndjehen më mirë çdo ditë!

Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ata janë të pasur me potasium, kalcium, magnesium, hekur, si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitaminë A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Të konsideruar si një nga frutat më të vjetra në botë, fiqtë datojnë që në dokumentet e para historike dhe janë përdorur si kurues për një sërë problematikash shëndetësore. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti Altin Joka na tregon vlerat befasuese të fiqve dhe pse ato duhen konsumuar në sezonin e tyre.

Si mund një material i rrjedhshëm, si rezini, të kthehet në vepra arti që magjepsin? Udhëtojmë në botën e artit të rezinit me mjeshtren Aida (Kristina) Mançja Dhaskalopulu, një artiste shqiptare që jeton jashtë, e cila e ka kthyer pasionin për krijimtarinë në një formë shprehjeje të jashtëzakonshme. Ajo na tregon sesi nisi rrugëtimi i saj me rezinin, teknikat kryesore që përdor në punimet artistike, procesin nga ideja deri te vepra përfundimtare, si frymëzohet dhe çfarë mesazhi përcjell me artin e saj, duke na treguar dhe disa punime të cilat i ka sjellë dhe personalizuar enkas për stafin e “Rreze Dielli” duke treguar dhe lidhjen e veçantë që ka me këtë emision.

MC/Shqiptarja.com