Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shtator 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Zjarri i natës, Ylli Merja

25 Shtator 2023, 14:49

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash tradicionale plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh / Fërgesë tradicionale me suxhuk.

Sipas astrologut Jorgo Pulla, duket se java e fundit e muajit shtator është një javë e rëndësishme ku kërkohet, vëmendje, mund dhe punë! Java fillon me një trekëndësh të Jupiterit me Mërkurin, i cili do të ndikojë tek të gjitha shenjat duke na bërë optimist, na sjell prespektiva shumë të mira për marrëveshje të reja, propozime, njohje, gjithashtu një dhuratë e rëndësishme do të na ofrohet në çështje pune dhe karriere. Përfitimet dhe favorizimin më të madh në këtë ndikim do ta ketë shenja e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Ndërsa ditën e martë kemi Hënën në Ujor, ku fokusi më i madh do të jetë puna, duke na dhënë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar çdo problematikë që mund të kemi në lidhje me të. Më datën 28 shtator duket se Hëna në shenjën e Peshqve kërkon pak vëmendje, do të jetë një ditë me “mjegull”. Kujdes në bisedime! Ditën e premte, më datë 29 shtator, kemi Hënën e plotë të këtij muaji, e cila do të ndikojë në zhvillime lidhur me çështjet ligjore dhe marrëdhëniet shpirtërore. Do të jetë një kohë ku do të kujtohen trazirat e së shkuarës… Nëse keni probleme me ligjin, probleme konfliktuale në punë apo shoqëri, mundohuni t’i zgjidhni pikërisht këtë javë, pasi ndikimet sidomos pas ditës së premte do të jenë favorizuese në këtë drejtim. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme, pasi keni mundësinë për të mbyllur çështje të mëdha.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore. Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral. Gjithashtu ai tregoi hap pas hapi dhe një trajtim të suksesshëm alternativ për kurimin e zjarrit të natës si dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm.