Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pasta Ola me spinaq në furrë / Qofte me presh dhe miell misri Ola/ Reçel me kumbulla.
Në këtë pjesë të Rreze Dielli takojmë Jona Dodën, një shqiptare e re me eksperiencë ndërkombëtare, e cila pas viteve të karrierës në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjedhur të rikthehet në Shqipëri për të sjellë dije, inovacion dhe teknologji. E diplomuar në London School of Economics (LSE), me mbi 10 vite eksperiencë në marketing dhe në sektorët FinTech & GreenTech, Jona ka qenë imazhi global i Visa Everywhere Initiative 2021, pjesë e Women in FinTech Powerlist në Britani dhe kandidate për Forbes 30 Under 30. Sot ajo është themeluese dhe CEO e Bliss, një platformë Health-Tech që ndërthur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale me shëndetin mendor, duke synuar edhe nevojat e emigrantëve dhe diasporës. Në bisedë flasim për: jetën dhe studimet në Londër që 14 vjeç, vendimin për t'u rikthyer në Shqipëri, sipërmarrjen dhe teknologjinë, financimin ndërkombëtar prej 270 mijë dollarësh, Inteligjencën Artificiale dhe të ardhmen e mjekësisë; shëndetin mendor dhe teknologjinë; dhe risitë që mund të ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe marrim shërbime.
A keni përjetuar ndonjëherë një Deja Vu dhe keni ndier sikur atë moment e keni jetuar më parë Apo ju është përsëritur e njëjta ëndërr, keni parë gjarpër, gjak apo edhe vdekjen në ëndërr dhe keni pyetur se çfarë mund të fshihet pas këtyre shenjave? Po çfarë ndodh me ne përtej asaj që shohim dhe prekim? A vazhdon jeta edhe pas vdekjes? Çfarë lidhjeje mund të ketë me mishërimin, jetët e kaluara dhe intuitën tonë? Sot do të ndalemi te këto pyetje dhe te shumë prej besimeve e interpretimeve që lidhen me to. Do të flasim me Amadea Stefa për ëndrrat, Deja Vu-në, simbolikën e tyre, si edhe për marrëdhënien mes zemrës, mendjes dhe shpirtit. Dhe në fund, do të prekim edhe një besim interesant: pse disa njerëz mendojnë se ditëlindja nuk duhet festuar pikërisht në ditën kur mbush vitet? Një diskutim ku e mistershmja, spiritualiteti dhe përvojat njerëzore takohen.




















