Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj, vezë dhe djathë / Qofte me kungull / Supë me perime të stinës.
Në studion e "Rreze Dielli" folëm sot për Biobarica Albania. Mjeku fizioterapist Miriam Qerimi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan këtë inovacion në fushën e mjekësisë. Ai tha se Biobarica është nje trajtim mjekësor joinvaziv, që rrit vëllimin e oksigjenit të tretur në plazmën e gjakut. Pacienti hyn në dhomën hiperbarike dhe përmes një maske merr përqëndrime të larta të oksigjenit me një presion më të lartë se sa presioni normal atmosferik. Kjo ka për qëllim të gjenerojë procesin e Hiperoksisë. Kjo metodë efikase është e çertifikuar nga FDA dhe është testuar edhe tek pacientë shqiptarë. Një prej tyre ishte edhe Vera Gjeta, e cila përmes një lidhje skype tregoi eksperiencën e saj me trajtimin hiberbarik.
Ushtrime në kushte shtëpie për barkun, krahët dhe vithet me instruktoren Erilanda Bakalli. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli në studion e “Rreze Dielli” demostron disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për uljen e barkut, tonifikimin e krahëve, këmbëve dhe rimodelimin dhe forcimin e muskujve të vitheve.