Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me sallam dhe speca / Galatopita, embëlsirë e shpejtë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të muajit, përkatësisht 26 Maj -1 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë mund të konsiderohet si një nga më të mirat e kohëve të fundit. Yjet sjellin një energji të fortë pozitive që favorizon komunikimin, bashkëpunimin dhe vendimet afatgjata. Është momenti ideal për të forcuar marrëdhëniet profesionale, për të nisur projekte të reja apo për të zgjidhur çështje që kërkojnë qartësi dhe mirëkuptim. Takimet dhe bisedat që ndodhin gjatë kësaj jave mund të rezultojnë vendimtare për të ardhmen, sidomos në aspektin profesional dhe atë personal. Përdoreni këtë energji për të ndërtuar ura të reja dhe për të konsoliduar ato ekzistuese!
Mos i neglizho këto shenja, trupi yt po kërkon ndihmë! A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund të jenë vetëm disa shenja që trupi juaj po kërkon pastrim! Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja na tregon cilat janë simptomat kryesore që tregojnë se organizmi është i mbingarkuar me toksina – dhe si mund ta pastrojmë natyralisht me ndihmën e bimëve mjekësore. Cilat janë bimët më të mira dhe më të fuqishme për pastrimin e mëlçisë, veshkave, zorrëve dhe gjakut? Ndiqni këto këshilla praktike dhe kura natyrale që mund të bëjnë ndryshimin për shëndetin tuaj!





















