Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq / Fërgesë me speca, gjizë dhe domate / Gurabije me gjalpë.
Në rubrikën “Bëje vetë” me Albana Barçi ndajmë disa këshilla dhe truke për të gjitha amvisat, por jo vetëm. Tregojmë ‘sekretin’ si të lajmë tiganët dhe tenxheret e djegura në pak minuta duke i bërë si të reja, si dhe një truk për pastrimin e dritareve dhe pasqyrave, vetëm me shkumën e rrojes në pak sekonda. Gjithashtu realizojmë një maskë rigjeneruese dhe ushqyese me zero kosto, tepër praktike me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi, vetëm limon dhe aspirinë për një fytyrë plot shkëlqim, të hidratuar dhe elastike.
Një histori e pazakontë u tregua sot në emisionin "Rreze Dielli". Eno Dule një shqiptaro italian, pasi kishte ardhur për të vizituar Shqipërinë tha se në aeroportin Nënë Tereza pas një pagese 11 euroshe në një prej lokaleve brenda aeroportit, kamarieri i mbajti në kartë 1 mijë euro. Ai bëri thirrje qytetarëve që bëjnë blerje me kartë të jenë vigjilentë. Eno Dule ka emigruar në Itali në 1996. Përmes një rrëfimi në skype ai tregoi sesi arriti të jetë brenda Federatës Hidroelektrike Italiane. Dule përfaqëson shoqatën "Ura" dhe gjithashtu punon edhe si trajner i çertifikuar i UEFA.
Nga Përmeti në Filadelfia, Eda Petuqi rrëfen në “Rreze Dielli” si arriti të jetë sot një sipërmarëse e suksesshme në fushën e sigurimeve… Eda Petuqi është një agjente në sektorin e siguracioneve që në Filadelfia renditet ndër më të mirat në fushën e saj. Ajo është diplomuar në Saint Joseph's University dhe prej asaj kohe ka nisur të ngjisë shkallët e karrierës, duke u vlerësuar nga shumë institucione. Për të arritur në këtë pikë Eda nuk e ka patur të lehtë, vështirësitë e saj nisën që e vogël ku u largua nga Përmeti për në Greqi, më pas kthimi po në Përmet e deri në ditën që erdhi në Shtetet Bashkuara. Sipas Edës, askush nuk e ka të lehtë në jetë dhe për të bërë karrierë duhet shumë durim dhe besim në vete.