Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë mishi me patate dhe makarona / Karabec, tavë me miell misri dhe fasule / Liker me verë të kuqe.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 26 qershor – 2 korrik 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me ndikime pozitive dhe favorite. Më 27 qershor, Mërkuri kalon në Gaforre duke na dhënë mundësi për bashkëpunime dhe lidhje në çështjet e pasurive të paluajtshme. Në të njëjtën kohë, ne mund të zgjidhim rastet që kanë të bëjnë me mjedisin familjar duke treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe opinioneve të të tjerëve. Në përgjithësi java është e mbarë, por një vëmendje të vogël duhet të bëjë shenja e Ujorit. Në lidhje me disa çështje pune duhet të jenë të kujdeshëm aty ku firmosin dhe vulosin si dhe një diçka të lënë përgjysmë t’a shikojnë mirë.
Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat. Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë. Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vjen në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Specialisti Merja tregoi dhe disa mënyra efikase të përdorimit të bimëve të ndryshme dhe vajrave të tyre esencial për të lyer fëmijët dhe të rriturit. Përpos këshillave, në fund të bisedës treguam sesi të realizojmë pa kosto një “grackë” për mushkonjat, shumë efikase për shtëpitë me oborr apo në plazh.