Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trahaniku i Përmetit / Supë me pashaqofte / Gjellë me mish me kunguj.
Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Nëntor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, muaji Nëntor do të ofrojë mundësi të mëdha, por dhe çështje që kërkojnë vëmendje sidomos në gjëra të pasqaruara të cilat mund të zmadhohen dhe të marrin një drejtim tjetër. Pra duhet patur kujdes në mbylljen njëherë e mirë të çështjeve të vjetra. Eshtë një muaj i qetë në pamje të parë, por mund të themi se jemi në një qetësi përpara stuhisë. Kujdes në çëshjet bankare! Në këtë muaj do të firmosen gjëra të mëdha. Eklipsi Hënor i datës 28 Tetor do të ketë ndikim shumë të madh i cili do të vijojë deri në Mars të 2024 dhe ku duhet të tregohemi më të vëmendshëm në çdo hap që marrim. Muaji Nëntor na ndihmon për të mësuar nga gabimet e së shkuarës, ku do të kemi mundësi për të reflektuar.
Në studion e Rreze Dielli tregojmë momente nga Festivali "Mikrofoni i Artë Vaçe Zela", me fituesen Kejt Hitaj dhe organizatoren Etleva Rrapa. Ky festival u zhvillua me kauzën e ndihmës së fëmijëve në nevojë. Edicioni i dytë "Mikrofoni i artë Vaçe Zela" solli 15 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia e Gjermania. Fëmijët kënduan live këngë të Artistes së Popullit, Vaçe Zela, një mënyrë e mirë kjo që arti i saj të jetojë përgjithmonë dhe pikërisht aty në vendin e saj të lindjes. Fitues i çmimit të publikut ishte Kevin Kometa nga Firenze, Itali. Ndërsa çmimin e parë me këngën "Në shtëpinë tonë" e fitoi vajza e talentuar nga Vlora, Kejt Hitaj.
Në skype nga Gjermania me "Mbretin" e Tik Tok-ut,Igli Schroder, i cili po bën namin me fitime marramendëse nga biznesi online. Igli Schroder, jeton prej vitesh në Gjermani dhe është i futur në botën e biznesit dhe sipërmarrjes. Për të gjithë ata që kanë rrjete sociale si TikTok, e njohin mirë Iglin që është bërë një fenomen viral për shumë ndjekës të tij. Shumë e njohin dhe si "Mbreti" i TikTok pasi aktualisht ka 5.5 milion ndjekës. Sa herë që ai futet online, numri i ndjekësve dhe i reagimeve është shumë i madh. Igli është shumë i fokusuar në biznesin online dhe njihet si një njeri shumë i motivuar në punën e tij, duke mos humbur kohë që t'a shijojë pa lodhje. Ai e ka nisur TikTok-un si shaka, i shtyrë nga nipi, ku më pas pa që kishte një audiencë të madhe që e ndiqte. Synimi i tij është që të shkojë në 10 milion ndjekës në TikTok.