Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Janar 2025 – Receta & Truke kuzhine/ Dhimbjet e këmbëve, trajtimi alternativ

27 Janar, 16:05

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mesnik Përmeti me mish pule / Embëlsirë puding me portokall. Gjithashtu Albana dhe Niki treguan dhe disa mënyra për të shfrytëzuar lëkurat e portokallit në kuzhinë.

Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave. Ajo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë, mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht, mund të atakoj tërë këmbën tuaj ose të jetë e lokalizuar në një zonë të caktuar, siç është kofsha, shputa ose gjuri juaj. Dhimbjet mund të jenë të karakterit therës, shpuese, ose ndjesi shpimi gjilpërash. Dhimbjet e këmbëve mund të shkaktohen nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, dehidratimi, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë. Por ka dhe shkaktarë nga problematika të tjera shëndetësore herë të njohura e herë jo si qarkullimi jo i mirë i gjakut, artriti, variçet, dëmtimet nervore, etj. Pikërisht për dhimbjet e këmbëve, pse na dhembin ato, çfarë problematike fshihet pas kësaj simptome flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na tregojë dhe disa kura natyrale për trajtimin e tyre.