Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me të brendshme qingji / Tavë verore me mish të grirë dhe speca.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 27 maj – 2 qershor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por pozitive, na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ndikimi i Mërkurit do të japë mundësi në plane personale, është një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë.
Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, ose mund të shtoni apo humbni peshë, por jo vetëm. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje tiroide në krahasim me burrat, veçanërisht pas shtatzënisë ose menopauzës. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, nga kjo gjëndër sekretohet hormoni i tiroides, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit dhe kontrollon metabolizmin e trupit. Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin. Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptoma të tjera, ndaj në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni si dhe kurat popullore për trajtimin e gjendrave tiroide.