Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Nëntor 2023 – Receta/ Variçet, trajtimi alternativ / Horoskopi javor

27 Nëntor 2023, 15:55

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me portokall / Pilaf Ali Pasha / Petulla me kos.

Variçet janë një problem shqetësues, shumë persona ankohen për dhimbje të madhe, por edhe për estetikën e këmbëve sepse në vendin ku ato shfaqen prishin strukturën venoze duke sjellë dhe probleme të mëdha shëndetësore. Në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në emisionin "Rreze Dielli" tregojmë gjithçka që duhet të dimë për këtë problematikë, përse shkaktohen variçet, cilat janë llojet e tyre, simptomat që ato japin, faktorët ndikues në shfaqjen e tyre dhe sigurisht gabimet që bëjmë për trajtimin e tyre e kalimi më pas në trompozë. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë trajtimin alternativ, i cili duket se është tepër efikas.

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në gjëra të rastësishme, sepse në këtë periudhë kemi shumë ndikime, është një kohë rregullatore e problemeve dhe është një moment mjaft i mirë në lidhje me disa takime apo vendime që do të merren. Keni shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë përsa i përket kësaj jave prandaj duhet patur kujdes dhe vëmendje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.