Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjizanik / Qifqinjtë e Gjirokastrës / Qofte patëllxhani në salce domateje me sallam.
“I dashur ditar po kthehem sërisht tek ti, miku im i vjetër. E di që ka kaluar shumë kohë që kur të kam shkruar për herë të fundit. Kam qenë shumë e zënë me mësime...” Me këto fraza niste ditari dikur. Në fëmijërinë tonë, pothuajse të gjithë mbanin ditar. Çdo fëmijë dikur kishte fletoren me një bravë të dashur dhe mbishkrimin "Personal!". Të gjitha sekretet dhe të gjitha përvojat regjistroheshin aty, lotët për dashurinë e pashpërblyer, gëzimet nga një shikim kalimtar dhe ankesa të vazhdueshme për keqkuptimin nga prindërit. Fëmijët u rritën dhe gradualisht i transferuan zakonet e tyre për të përshkruar jetën dhe mendimet tashmë në IPad. Dikur kemi shkruar ditarët ekskluzivisht për veten tonë, për t'i rilexuar dhe kujtuar ato ndjenja, për të kuptuar dhe gjetur shkaqet e së tashmes në të kaluarën, por në fakt, mbajtja e një ditari të mbyllur vetëm për veten mund t'ju ndihmojë shumë kur merrni vendime të rëndësishme. Oscar Wilde, si një mendje e ndritur me opinione dhe pasione të forta, shkruante: "Unë nuk udhëtoj asnjëherë pa ditarin tim. Duhet të kesh gjithmonë diçka fantastike për të lexuar në tren”. Po çfarë mendojnë të ftuarat në “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj dhe dy psikologet Qerime Daçi dhe Manjola Daçi Koka, a e ka zbehur teknologjia mbajtjen e ditarit? Çfarë përfitimesh kemi nga mbajtja e një ditari dhe cilat mosha janë më të predispozuara të mbajnë ditar?
Në studion e Rreze Dielli, Blerina Bajko, vajza e aktorit të humorit dhe satirës Agim Bajko, ndan kujtimet e fëmijërisë me të atin pas perdes së skenës dhe peshën e mbiemrit që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. E apasionuar pas volejbollit që në fëmijëri, sport në të cilin luajti në Itali për 16 vite rresht, e më pas studimet me ekselencë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Blerina rrëfeu në studio vendimin për t'u rikthyer përfundimisht në Shqipëri. Tashmë në rolin e drejtueses së marketingut dhe komunikimit në Klubin e Futbollit "Partizani", Blerina rrëfen ambiciet dhe imazhin që do dëshironte të kishte ky klub tradite në Shqipëri. Pasionin për modën dhe koleksionin e orave, biondja bukuroshe u shpreh se e ka trashëguar nga i ati, ndërsa marrëdhënien me të emën e veçoi si më të veçantën për karakterin dhe disiplinën në punë.