Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kungulleshka, proshutë dhe djathë / Byrek tigani me djathë, kos dhe vezë / Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze.
Në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, diskutojmë një nga sfidat kryesore që ndodhin çdo vit në Shqipëri – rrugët që nuk falin dhe kultura rrugore që shpesh rrezikon jetën e qytetarëve. Pse është vera kaq problematike për aksidentet? A ka një lidhje midis fluksit të emigrantëve dhe turistëve me mbingarkesën e qyteteve? Sidomos në fundjavë, trafiku bëhet kaotik, dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. Flasim gjithashtu për një fenomen gjithnjë e më shumë në rritje: përdorimin e skuterëve dhe monopatinave nga adoleshentët. A janë këto mjete të sigurta për moshën e re? Eksperti Fatmir Hasho shpjegon rreziqet që i kanosen fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe si duhet të trajtohet ky problem në nivel shtetëror dhe shoqëror. Kush mban përgjegjësi për aksidentet që ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre mjeteve? Ndajmë informacione të vlefshme dhe këshilla praktike për të mbrojtur veten dhe të tjerët në rrugë. Pavarësisht nëse jeni shofer, këmbësor, ose përdorues i skuterëve, është e rëndësishme t’i jepni rëndësi sigurisë dhe të respektoni rregullat e qarkullimit!
Muaji Korrik sjell me vete ndryshime të papritura, sidomos në fushën e ekonomisë dhe marrëdhënieve personale. Me lëvizjen e Afërditës më 4 korrik, energjia do të jetë e gjallë, komunikimi më i hapur, por vendimet financiare duhen marrë me kujdes. Mërkuri në retrogradë në Luan, një shenjë që kërkon vëmendje dhe dominim, do të ndikojë në mënyrën si shprehim veten dhe si menaxhojmë egon. Mos u nxitoni, sidomos pas 14 korrikut, që është një datë me ndikim të fortë astrologjik! “Kjo është koha për të reflektuar, për të analizuar dhe për të marrë frymë thellë para çdo veprimi të madh. Nga mesi i muajit do të jemi disi skeptik me hyrjen e Uranit në Binjak, një planet që në këtë pozicion ka qenë në vitin 1948, do të shohim ndryshime në tregti e marrëveshje. Gjithashtu ndryshime të mëdha priten në komunikim, ku shenjat që ndikohen më tepër do të jenë Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit”, thekson astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” duke vijuar me parashikimin e detajuar për çdo shenjë.