Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar. Poete dhe piktore Adelina Pali, e ftuar në këndin e kuzhinës së ‘Rreze Dielli’ përgatiti një gatim tradicional plot shije, Qofte me Salcë me Nerden dhe një recetë të ëmbël festive, Gurabije me Fruta të Thata
Jetëgjatësia është një fenomen që lidhet ngushtë me stilin tonë të jetesës. Jemi ne gjithmonë personat përgjegjës në lidhje me ndikimin që kemi për të pasur një jetë sa më të shëndetshme dhe të gjatë. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim mbi studimet e fundit që kanë dalë në lidhje me jetëgjatësinë dhe si ka ndryshuar ajo në raport me dekada më parë? Pse disa njerëz jetojnë më gjatë se të tjerët? Cilët janë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë? A kanë lidhje genet me jetëgjatësinë? Ndërsa kërkimet përparojnë, çfarë mund të themi për strategjitë dhe trajtimet si terapia me qeliza staminale për jetëgjatësinë? Lidhja mes jetëgjatësisë dhe ushqimit! Cilat ushqime veçon nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka, për ndikimin që ato kanë në jetëgjatësinë tonë dhe pse?
Vetëm pak ditë më parë, në Vietnam, Miss Shqipëria 2022 Drita Ziri, shpallet fituese e "Miss Earth", duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs të madh bukurie në botë. "Miss Earth" është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar 'format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë'. Ziri mposhti 84 konkurente të tjera që konkuruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të "Miss Earth". Në një lidhje skype nga Vietnami, Bukuroshja shqiptare rrëfen emocionet e titullit historik për Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë, ndërsa Frenki Bozo, Producent Ekzekutiv i Miss Shqipëria dhe Drejtor Nacional i Miss Earth Albania thotë se kjo është arritje historike për Shqipërinë, nisim turet nëpër botë, me temë mbrojtjen e mjedisit.