Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte patate të mbushura me spinaq dhe djathë / Birjan me mish dhe oriz / Kosla, recetë çame.
Jemi në fund të muajit Maj, dhe ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, jo vetëm për nxënësit, por dhe për prindërit e tyre dhe mësuesit. Pse maturantët janë kaq shumë të stresuar gjatë provimeve? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e arsimit Irsa Ruçi, psikologen shkollore Brunilda Sherra dhe nutricionisten Diola Dosti. Japim këshilla sesi maturantët duhet të menaxhojnë stresin dhe ankthin, zgjedhja e degës për profesionin e së ardhmes, por dhe roli që luajnë ushqimet në memorien, mirëpërqendrimin dhe shëndetin emocional dhe fizik.
Çdo vit, mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë përballen me provimet e Maturës Shtetërore, si një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së tyre. Ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me Sara Çaushi, Ortensia Kosta dhe Xhesika Kotica, tre maturante nga Gjimnazi Qemal Stafa në Tiranë. Maturantet flasin për ndjesitë e tyre dhe perceptimin që ata kanë për provimet e maturës shtetërore dhe ëndrrat për shkollimin e lartë…