Amvisë korçare dhe shefe kuzhine e “Vetëm Shije” një prej restoranteve me ushqimet më të shijshme tradicionale por jo vetëm, Dhurata Dino sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta dhe me shije vërtetë fantastike: Pispili me presh / Dollma me lakër / Supë kungulli / Ëmbëlsirë me Kinoa.
Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e kësaj bime të mrekullueshme, por edhe të bimëve të tjera mjekësore. Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, për shkak të klimës dhe tokës pjellore. Të huajt shprehin interesin për bimët tona medicinale si rasti i këtij specialisti dhe tregtari të trendafilit të egër nga Hungaria, Fakete Karoly. Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut tregon Ylli Merja. Ato thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori. Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-inflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale, lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.
Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Nëntor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Nëntori do të jetë një muaj plot zhvillime. ”Muaji Nëntor nuk mund të krahasohet as me vitin, pasi do jetë një muaj ndryshimesh në çdo aspekt” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se ndikon shumë Hëna e re në Akrep ndaj vjen dhe kjo periudhë. ”Duke filluar nga 1 nëntori, deri më 25 mars të 2025, do ndodhin gjëra që nuk i kemi parë këtu e 30 vite” shtoi ai, duke nënvizuar se në këtë kohë do të kenë probleme oligarkët apo dhe politikanët. Astrologu Pulla dha dhe një parlajmërim për të gjitha shenjat, që të kenë qetësi dhe të jenë me këmbë në tokë. Shumë padrejtësi që janë bërë, Hëna në Akrep i ndriçon dhe i zgjidh, dhe shenjat e ujit dhe shenjat e tokës do të kenë ndikime shumë të mira.”Disa do ndryshojnë punë, disa të tjerë do merren me kreditime për të hapur një biznes, pra do të kemi ndryshime të pritshme” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut.