Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2024 – Receta/ Horoskopi i muajit Shkurt nga Jorgo Pulla / Ekinokoku i mëlçisë, trajtimi alternativ

29 Janar, 17:02

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trigona shtëpie me sherbet / Tavë me thjerrëza dhe perime.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Shkurt për 12 shenjat e zodiakut. Është një muaj që niset mbarë, shprehet Pulla, por nga mesi kërkohet vëmendje dhe në fund do të jetë ideal. Muaji Shkurt do të jetë një muaj i gjatë sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë i rëndësishëm ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit, ku Afërdita në ndikim me Mërkurin dhe Jupiterin, do të japë mundësi në lidhje të reja dhe në martesa të suksesshme. Favorizim do të kenë dhe lidhjet me pengesa për të gjitha shenjat e zodiakut.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku? Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive: dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar. Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.