Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Korrik 2026 – Receta / Horoskopi muaji Gusht/ Rrëfimi i një pensionisti

29 Korrik, 16:16 | Përditesimi: 29 Korrik, 16:16

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me kunguj të njomë / Sufle me dardha / Qull me mish pule.

Muaji gusht sjell lëvizje të rëndësishme astrologjike që pritet të ndikojnë në energjinë, marrëdhëniet, karrierën dhe vendimet e secilës shenjë të horoskopit. Pozicionimi i planeteve gjatë kësaj periudhe mund të hapë mundësi të reja për disa, ndërsa për të tjerë mund të jetë një muaj reflektimi, ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme. Si çdo muaj, edhe gushti vjen me sfidat dhe surprizat e tij, duke ndikuar në mënyra të ndryshme secilën shenjë. Cilat janë pozicionimet më të rëndësishme të planeteve këtë muaj? Kush do të përjetojë ndryshime të mëdha dhe cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, financa dhe sukses? Çfarë duhet të kemi parasysh për të përfituar sa më shumë nga energjitë e kësaj periudhe dhe cilat janë datat më të rëndësishme astrologjike që nuk duhen neglizhuar? Astrologia Denisa Shyle në "Rreze Dielli" zbërthen në detaje horoskopin e muajit gusht, ndikimin e tranziteve planetare dhe mesazhet që yjet sjellin për secilën shenjë të zodiakut.

Pensionisti Liman Xena solli në “Rreze Dielli” historinë e tij të mbushur me dhimbje, por edhe emocione të forta dhe mesazhe të bukura dashurie. Ai rrëfeu fëmijërinë e vështirë pas humbjes së nënës e më pas vështirësitë ekonomiko-sociale, por edhe luftën e tij 2 herë me kancerin. Sot ai është një baba dhe gjysh i lumtur, me dy fëmijë, nipër mbesa dhe një bashkëshorte që i qëndroi pranë në çdo moment të jetës. I moshuari dha mesazhe të forta për të gjithë të rinjtë që sot janë larg prindërve të tyre.

MC/Shqiptarja.com