Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Perime të kaurdisura me mish të grirë / Speca në ajkë me djathë.
Në rubrikën “Parashikimi i yjeve”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj i begatë me plot surpriza në fushën e biznesit, do të kemi ndryshime të mëdha në fushën shpirtërore, është një muaj mjaft favorizues në zgjidhjen e problemeve në çift. Eshtë një muaj që kërkon vendosmëri, kërkon punë, kërkon drejtësi dhe na e jep në kohën e duhur që ne e kërkojmë. Gjithashtu mbyllen çështje ligjore një herë e mirë, është ky muaj që ju jep të drejtën e fitores në punë dhe në karrierë. Ndikimi planetar do të japë shumë mundësi në plotësimin e dëshirave si në aspektin profesional ashtu dhe në atë familjar. Shenjat më të favorizuara të muajit Qershor, sipas astrologut Jorgo Pulla janë Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Luani.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’. Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? A duhet t’i jepet fëmijëve të vegjël mjaltë, në cilën moshë rekomandohet të fillohet përdorimi i mjaltit? Gjithashtu specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa nga sëmundjet në të cilat mjalti bashkuar me bimë të tjera mjekësore ndihmon në trajtimin dhe kurimin e tyre.