Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Maj 2025 – Receta/ Pagë e lartë apo punë pa stres? /Horoskopi i muajit Qershor

29 Maj, 15:18 | Përditesimi: 29 Maj, 15:18

Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me mish të grirë, patate dhe karrota / Byrek i shtrirë me dorë / Pashaqofte me mish të grirë dhe salçiçe / Turshi me kumbulla jeshile.

A është paga gjithçka? Për shumë njerëz, po. Por një studim i fundit hedh dritë mbi diçka më të thellë: punët më të kënaqshme nuk lidhen domosdoshmërisht me pagën e lartë. Në fakt, faktorë si qëllimi i punës, ndjenja e kontributit, mjedisi pozitiv dhe marrëdhëniet me kolegët shpesh renditen më lart se kompensimi financiar. Ky zbulim sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit rreth suksesit në karrierë dhe na bën të reflektojmë: A është paga gjithçka? Çfarë na bën me të vërtetë të lumtur në punë? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley dhe dy gazetarët Adi Pojana dhe Eljan Tanini.

Sipas astrologut Jorgo Pulla muaji Qershor do të jetë mjaft vendimtar, me ndryshime dhe me shumë lëvizje planetare, të cilat do të sjellin fat, por dhe ‘fortuna’ në disa shenja. “Ndikimi i Afërditës në Dem nga 6 qershori na shtyn të theksojmë estetikën, cilësinë dhe stabilitetin financiar. Marrëdhëniet lulëzojnë në këtë fazë, nuk kemi frikë të investojmë kohë dhe energji për të kultivuar diçka të bukur dhe të përjetshme. Ata që punojnë në fusha që kërkojnë gjykim estetik dhe një qasje krijuese do të ndiejnë se po kalojnë një periudhë të favorshme ku puna vlerësohet dhe jep fryte. Nga 9 qershori, Jupiteri hyn në shenjën e Gaforres duke na dhënë një nevojë të fortë për t'u afruar më shumë me të dashurit tanë, për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të krijuar lidhje më të forta me familjen ose komunitetin tonë. Ndërsa me Hënën e plotë nga 11 qershori, përballemi me pyetje në lidhje me kuptimin e jetës sonë, shumë "pse", ku mund të ndiejmë nevojën për të ndryshuar drejtim ose për të hapur një kapitull të ri në jetën tonë”, nënvizon Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

MC/Shqiptarja.com