Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Zog në furrë me bizele, karrota e patate / Thjerrëza me proshutë të tymosur.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për këtë javë, 29 Prill – 5 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. “Gjithçka që mbyllet këtë javë do të ketë jetëgjatësi në kohë” thekson Pulla, do të jetë një javë në përgjithësi shumë e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës dhe në fushën e financave. Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës si dhe mundësi favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në bimët që kanë efekte mjaft kurative në organizëm. Flasim për Tuja (Thuja occidentalis) pemë vendase europiane me gjelbërim të përhershëm. Rritet deri 15-25 metër lartësi në formë piramide. Gjethet në pjesën e poshtme janë të ndritshme ku gjenden gjendrat e rrëshirës. Kunjat halore janë 1-2 cm të gjata me ngjyrë të ndritshme, ndërsa farat në formë të çrregullt me diametër deri 1 cm. Kjo bimë njihet ndryshe dhe si Arbor vitae. Përbërësit kimik të Tuja-s janë të shumtë si vajra esencial, glokozë, polisakaride, acide organike, acid tanik etj, ndaj dhe funksionet e kësaj bime janë të mëdha për organizmin si në rigjenerimin e vezoreve policistike, riprodhimin e qelizave të pankreasit, uljen e vlerave të kolesterolit, uljen e leukocideve, rritjen e aktivitetit antiviral në organizëm, përmirësimin e gjendjes respiratore pas një ftohje, përmirësimin e funksionit endokrin. Gjithashtu përdoret në zvogëlimin e melanomave, ka efekt mbi limfomat dhe papilomat si dhe për shumë problematika të tjera shëndetësore.